Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Red Bull ndëshkon Daniil Kvyat. E dërgon te Toro Rosso

Red Bull ndëshkon Daniil Kvyat. E dërgon te Toro Rosso
May 05
18:31 2016

Një lajm i keq vjen për pilotin Daniil Kvyat pas garës zhgënyese të fundjavës që kaloi, në Rusi!

Skuderia Red Bull ka vendosur që duke filluar nga gara e ardhshme në Spanjë ta zëvendësojë atë me 18-vjeçarin Max Verstappen!

Rusi Kvyat zhvilloi një garë katastrofike të dielën që shkoi, ku që në xhiron e parë përplasi gjermanin e Ferrarit Sebastian Vettel 2 herë. Ndodhi kjo që i bëri drejtuesit e Red Bull të merrnin një vendim që edhe për ata mund të cilësohet “i pashembullt”, duke e rikthyer atë tek skuderia ‘binjake’ Toro Rosso.

Jenson Button, piloti më me eksperiencë për momentin në Formula 1, është një ndër atyre të cilët kritikuan këtë lëvizje.

“Vërtetë?  Një garë e keqe dhe Kvyat ‘hidhet poshtë’? Po gara në të cilën u ngjit në podium nuk vlen?” – shprehet Button.

Gjithsesi, pavarësisht komenteve rreth kësaj lëvizjeje shumë të diskutueshme, personi më i lumtur në këtë mes është i riu Verstappen, i cili shprehet:

“Hapi i radhës në karrierën time të shkurtër është një mundësi shumë e mirë për mua. Dua të falenderoj Red Bull për besimin që më dha. Tani do të kem mundësinë të mësoj akoma më shumë nga një skuadër e madhe!”

Komento