Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Real Madrid në krizë pas ikjes së Ronaldos, ofron shifrën marramendëse për Hazard

Real Madrid në krizë pas ikjes së Ronaldos, ofron shifrën marramendëse për Hazard
August 12
15:03 2018

Real Madrid po përgatit propozimin për Chelsea me një ofertë prej 220 million euro për Eden Hazard. Gjigantëve spanjollë u duhet patjetër një lojtar i mirë për të mbushur mungesën që la transferimi i Ronaldos tek Juventus. Pavarësisht se afati i transferimeve të skuadrave angleze ka kaluar, për lojtarët e Premier League ofertat mund të vazhdojnë deri më 31 Gusht.

Më përpara, Reali ka bërë një ofertë të majme dhe për Neymar dhe Kylian Mbappe, por kampionët e Ligës 1 janë të vendosur që këta dy lojtarë të mos shiten për asnjë lloj çmimi.

27 vjeçari Hazard ka shprehur më parë se është gati të lërë Chelsean pas 6 vitesh në skuadrën angleze, pavarësisht se insistohet që ai të vazhdojë të qëndrojë. Ai gjithnjë ka folur për dëshirën për të luajtuar në Bernabeu.

Pritet që takimi të ndodhë javën tjetër, ku çmimi i ofruar mund të tundojë Chelsean për të bërë transferimin e Hazard. A do të jetë Hazard zëvëndësuësi i Ronaldos pranë Realit në këtë kampionat? /Blitz.al/

Komento
Shperndaje