Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Reagojnë tifozët e Legia-s pas gjobës 35 mijë euro: UEFA, një derr që ha para!

Reagojnë tifozët e Legia-s pas gjobës 35 mijë euro: UEFA, një derr që ha para!
August 18
16:11 2017

Gjatë koreografisë së tifozëve të Legia-s në ndeshjen kundër Astancës për Champion’s League shfaqej një banderolë e madhe me një ushtar gjerman me armë drejtuar në kokën e një fëmije, i cili mban mbi kokë stemën e flamurit polak.

Kjo ishte për të përkujtuar 160 mijë viktimat që u vranë gjatë periudhës 1 gusht-2 tetor 1944, kur qyteti u ngrit kundër pushtuesit gjerman. Dhe për këtë, UEFA e ka gjobitur skuadrën me plot 35 mijë euro, vendim ky që ka sjellë edhe irritimin e tifozëve polakë, të cilët në ndeshjen e djeshme kundër Sheriff Tiraspol për “play off”-in e Europa League,  nxorën një banderolë me logon e Legia-s, me shkrimin: “Dhe 35 mijë eurot shkojnë për…”, ndërkohë që në pamje shfaqet një derr i madh me para në duar. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje