Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rastësi e “frikshme” në Firenze. Astori “prezent” në golin e vetëm të ndeshjes Fiorentina-Benevento…

Rastësi e “frikshme” në Firenze. Astori “prezent” në golin e vetëm të ndeshjes Fiorentina-Benevento…
March 11
17:36 2018

Tifozët e Fiorentinës bënë homazhet e fundit për kapitenin Davide Astori i cili humbi jetën në dhomën e hotelit një javë më parë.

Në ndeshjen me Beneventon kanë marrë pjesë rreth 35 mijë njerëz , të cilët realizuan edhe një koreografi të veçantë.Tifozët kanë mbajtur 1 minutë heshtje në minutën e 13 dhe më pas kanë lëshuar mijëra balona të bardha e lejla, të cilat rrethuan numrin 13 (numri i fanellës së kapitenit).

Për të zvendësuar Astorin në lojë është future Vitor Hugo i cili mban fanellën me numër 31. Zgjedhja e tij e ka një kuptim dhe një lidhje me Astorin (nga 13 në 31). Numëri 31 lidhet edhe me moshën e kapitenit.

Veç kësaj, sipas mediave italiane ka qenë Hugo i cili ka shënuar golin e vetëm të Fiorentinës dhe kjo gjë ka ndodhur pikërisht në orën 13:00.

Kjo ndeshje është fituar nga Fiorentina dhe Astori ka qenë i pranishëm jo fizikisht por nëpërmjet homazheve dhe disa koiçidencave./Blitz.al/

Komento
Shperndaje