Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rafa Nadal hedh në gjyq ish-ministren franceze

Rafa Nadal hedh në gjyq ish-ministren franceze
March 16
09:40 2016

Rafael Nadal po mendon të hedhë në gjyq një ish-ministre të qeverisë franceze, e cila është shprehur se mungesa 7-mujore e tenistit në vitin 2012 ishte me shumë mundësi për shkak të rezultateve pozitive të testeve të dopingut.

Fituesi i 14 “Grand Slam”-eve është ndier i fyer nga komentet e Roselyne Bachelot, e cila ka qenë ministre e Shëndetit dhe e Sportit në vitet 2007-2010, në qeverinë e presidentit Nicolas Sarkozy.

Nadal rrëfen se do të marrë të njëjtat masa për këdo që në të ardhmen do të tentojë të shprehë të njëjtën gjë për karrierën e tij.

29-vjeçari vazhdon më tej duke u shprehur se është i lodhur nga komente të tilla dhe se nuk ka më ndërmend t’i lërë “akuzuesit” pa u kthyer përgjigje.

“Një ministër duhet të jetë gjithmonë serioz në deklaratat e tij”, – thotë spanjolli. “Ka ardhur koha të kundërpërgjigjem. Bashkë me stafin do ta hedhim në gjyq”.

Reagimi i Rafael Nadal vjen pasi 69-vjeçarja Bachelot, një javë më parë, mes të tjerash, u shpreh: “Kur një tenist profesionist ndalon së luajturi për disa muaj rresht kjo tregon për një rezultat pozitiv të testeve antidoping”.

Në javët në vazhdim pritet të zbulohet më shumë rreth kësaj çështjeje, për të kuptuar nëse deklarata e ish-ministres ishte e bazuar në fakte konkrete apo ishte thjesht aludim.

Roselyn bachelot

Komento
Shperndaje