Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Quaresma e tepron: Mund të vleja 100 milionë €. Ndihem Zot në Turqi

Quaresma e tepron: Mund të vleja 100 milionë €. Ndihem Zot në Turqi
November 25
15:09 2016

“Me çmimet që dëgjojmë në tregun e sotëm futbollistik, unë mund të vleja pa frikë 100 milionë € në kohën time”,- tha duke qeshur për gazetën portugeze “A Bola” sulmuesi anësor i Kombëtares Portugeze dhe Besiktas-it, Ricardo Quaresma.

Sot në moshën 33-vjeçare, Quaresma po përjeton një moment të mirë në karrierën e tij. Pas fitimit të Kampionatit Europian të Futbollit me Portugalinë, tashmë edhe me Besiktas po shkëlqen, duke shënuar së fundmi 3 gola në ndeshjet e Champions League.

“Ndihem shumë mirë dhe në formë. Nuk mendoja se mund të isha kaq mirë në këtë moshë që jam tani. Këtu në Turqi më trajtojnë si Zot dhe ndihem si në shtëpinë time, edhe pse më mungon portugalishtja ime. Mendoj se mund të vleja shumë mirë 100 milionë, sepse ditët e sotme duket se gjithkush mund të kushtojë 60-70 milionë €”,- përfundoi Quaresma. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje