Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pushimet e futbollistëve në dimër? Të gjithë në një resort në Maldive

Pushimet e futbollistëve në dimër? Të gjithë në një resort në Maldive
January 10
10:13 2018

Në pauzën e kampionatit Italian, pothuajse të gjithë futbollistët kanë vendosur të arratisen nga temperaturat e ftohta dhe kanë zgjedhur të gjithë një destinacion, Maldivet.

Nga Juventusi janë bërë bashkë  dhe kanë udhëtuar vetëm Chiellini, Marchisio dhe Barzagli, gjithashtu bomberi i Lazios Ciro Immobile, Mauro Icardi  i Interit. Këta të fundit  kanë zgjedhur të shoqërohen me të dashurat e tyre të zemrës. Nuk kanë munguar edhe De Rossi, Montolivo, Sturaro, dhe Storari.

Ata nuk kanë zgjedhur dëborën për të bërë ski për pushimet e dimrit por janë drejtuar drejt rrezeve të diellit, rërës së ngrohtë dhe detit. Pishina private për Ciro dhe Jessica Immobile bashkë me fëmijët e tyre.

Çifti kanë ndarë puthje dhe përqafime në Instagram nga valët e detit. E njëjta gjë është edhe për Leonardo Bonuccin që duket duke marrë rrezet e diellit përkrah bashkëshortes së tij Martina dhe bebushave të tyre. Ndërsa Mauro Icardi dhe Wanda Nara kanë lënë në Milano fëmijët për një pushim vetëm në çift.

Edhe shumë lojtarë të tjerë të kampionatit italian ndodhen në Maldive dhe ne kemi një pyetje: E keni bërë me fjalë apo është thjeshtë rastësi?

/Blitz.al/

 

 

Shperndaje