Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Provat në Australi, Hamilton në krye

Provat në Australi, Hamilton në krye
March 19
10:10 2016

Nuk zbulon asnjë surprizë fillimi i sezonit të ri të Formula 1.
Provat e kësaj fundjave në Australi treguan edhe një herë se makina për t’u mundur do të jetë sërish Mercedes e mbi të gjithë kampioni i botës në fuqi, Lewis Hamilton.

Britaniku do të niset në “pole position” në çmimin e madh të Australisë, në program ditën e nesërme në pistën e Melburnit. Britaniku ia arriti të lërë pas shokun e tij të skuadrës, Nico Rosberg. Menjëherë pas dy makinave Mercedes u renditën rivalët e Ferrarit, me gjermanin Vettel në vendin e tretë dhe finlandezin Kimi Raikkonen në të katërtin.

Ajo që vlen për t’u përmendur është edhe situata e rrallë që ndodhi në pjesën e tretë të provave, gjë që u bë objekt polemikash në pistë: shumë prej pilotëve nuk dolën që në fillim të kohës së pjesës së tretë, por pritën tri minutat e fundit për të kryer xhiron, me qëllim konsumimin sa më të vogël të gomave, për garën e nesërme.
Kjo i detyroi komisarët e pistës të përdornin sistemin e “gijotinës”, gjë që çoi në eliminimin nga provat të pilotëve Ericsson, Nasr, Kvyat, Grosjean, Gutierrez, Haryanto, Wehrlein e më pas të tjerë si Alonso, Bottas, Hulkenberg, Massa, Perez…

Komento
Shperndaje