Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(VIDEO) Prezantohet projekti i “Arenës Kombëtare”, Rama: Ndër më të bukurit në Europë

April 21
11:08 2016

...

...
Picture 1 of 5

Paraditen e sotme është prezantuar projekti i stadiumit të ri kombëtar, për të cilin kreu i FSHF-së, Armando Duka, tha se ishte rezultat i një bashkëpunim të përbashkët me qeverinë.

“Për një projekt të tillë u desh koha e nevojshme dhe kjo kohë mund të ishte edhe më e gjatë. Por, ju them se është më e shkurtër sesa koha që kanë marrë projekte të ngjashme në Itali. Ky projekt është një bashkëpunim i suksesshëm me qeverinë. Kryeministri ka kontribuar maksimalisht për përshpejtimin e projektit dhe kalimin e pengesave”, – u shpreh Duka.

I pranishëm në prezantimin e projektit të Arenës Kombëtare ishte edhe kryeministri Edi Rama. Ai falënderoi Federatën Shqiptare të Futbollit për ndryshimin e pamjes së stadiumeve. Kreu i Qeverisë shprehu bindjen se ky stadium do të jetë ndër më të bukurit në Europë.

“Ne kemi qenë dhe jemi dhe do të jemi deri në fund mbështetës shumë aktiv të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe të sportit në tërësi, të bindur që ky është një investim përtej sportit. Edhe Shqipëria do ketë një stadium të standardeve më të larta evropiane. Një stadium ku të luajë jo vetëm kombëtarja, por mundësisht edhe një finale e Superkupës së Europës apo Europa League-s, dhe do t’ia dalim, duke pasur një stadium nga më të bukurit në Europë.”- tha kryeministri.

Kryeministri reagoi ndaj kritikëve, duke u shprehur se stadiumet “sjellin bukë”. Sipas tij, stadiumi i ri “Arena Kombëtare” do ketë një influencë të rëndësishme në ekonominë kryeqytetase. Rama tha se 1 euro e investuar në sport, është e barabartë me 3,7 euro të kursyera në shëndetësi.

Në ceremoninë e prezantimit të projektit, kryeministrit iu bë dhuratë një bluzë e Kombëtares me numër 11 “Edi Rama”. Rama falënderoi Dukën për dhuratën dhe bëri edhe një batutë: “Kjo masë është për Zahon, gjithsesi faleminderit”.

Komento
Etiketimet
Shperndaje