Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Presidenti i Napoli-t: Higuain, një njeri fals!

Presidenti i Napoli-t: Higuain, një njeri fals!
July 29
18:44 2016

Presidenti i Napoli-t, Aurelio De Laurentis, ka zgjedhur t’i kthejë përgjigje me të njëjtën monedhë Gonzalo Higuain, i cili në konferencën e prezantimit te Juventusi u shpreh se ishte larguar nga Napoli i nxitur nga vetë presidenti.

Numri 1 i nënkampionëve të Italisë i ka drejtuar një letër publike të gjithë tifozëve dhe të apasionuarve pas futbollit, për të sqaruar situatën sipas këndvështrimit të tij.

“Reflektova gjatë nëse deklarata e Higuain meritonte një përgjigje. Në fund mendova se diçka duhej thënë…

1) Nëse zoti Gonzalo Higuain ishte kaq i shqetësuar nga prezenca ime, iu deshën shumë vite për ta kuptuar ose është një person fals apo një aktor i mirë. Këtë të fundit e përjashtoj, sepse nga aktrimi marr vesh.

2) Si ka mundësi që agjenti i tij nuk shfaqi asnjë shqetësim kur u takuam për të diskutuar për rinovimin? Nëse do të ishte siç thotë Higuain nuk do të rrinim me orë të tëra duke diskutuar për para, shumë para.

3) Nuk ka turp agjenti i tij kur thotë se ekipi që i mundësoi të shënonte 38 gola nuk ishte në lartësinë e duhur?

4) Të thuash që kalimi te Juventus është faji im tregon mungesë respekti ndaj napolitanëve. Ky popull tradhtohet vetëm nga ata që s’kanë turp, por nuk mund të tallet nga askush.

Kjo është një pjesë e letrës së De Laurentiis, që siç duket nuk ka dashur të lëshojë aspak pe, në këtë përballje ku ende nuk gjendet “fajtori” i largimit të sulmuesit nga Napoli për shifrën e 90 milionë eurove! /Blitz.al/

 

Etiketimet
Shperndaje