Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Premier League – Eva Carneiro refuzon 1.5 milionë euro. Kërkon Mourinho-n në gjyq

Premier League – Eva Carneiro refuzon 1.5 milionë euro. Kërkon Mourinho-n në gjyq
June 07
11:03 2016

Nuk i ka ardhur ende fundi historisë së konfliktit mes Jose Mourinho-s dhe ish-mjekes së stafit të ekipit të Chelsea-t, Eva Carneiro.

Nga informacionet e fundit, Carneiro ka refuzuar kompensimin prej 1.5 milionë eurosh të ofruar nga ekipi londinez, për të çuar Mourinho-n në gjyq.
Ajo pretendon se ndërsa vraponte në fushën e lojës më 8 gusht të vitit 2015, në përballjen Chelsea-Swansea, trajneri i ka bërtitur me shprehjen “filha de puta”, pra “bijë kurve”!

Krahas pretendimeve të mjekes, juria ka lexuar një deklaratë në të cilën “The Special One” pranon ta ketë thënë këtë frazë.

Federata angleze e futbollit u shpreh më 30 shtatorin e vjetshëm se fjalët e thëna nga trajneri nuk përbënin një gjuhë diskriminuese, pas konsultimit me një ekspert portugez të linguistikës.

“Fjalët e përdorura, të përkthyera e të analizuara nga ekspertët, si dhe prova televizive, nuk dëshmojnë se ato i janë drejtuar një personi në veçanti”, – ishin fjalët e federatës.

Nga ana tjetër, vetë trajneri portugez është mbrojtur në këtë mënyrë, për të hedhur poshtë pretendimet e mbrojtjes së mjekes:

“”Bir kurve” është një frazë të cilën e përdor shpesh, këtë e dinë të gjithë futbollistët. Kjo nuk lidhet aspak me konotacionin seksist. Në botën e futbollit përdoren shpesh fjalë të pista”.

Komento