Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Portugalia – kampione e Euro 2016. Ronaldo: Askush nuk besoi te ne!

Portugalia – kampione e Euro 2016. Ronaldo: Askush nuk besoi te ne!
July 11
10:24 2016

Cristiano Ronaldo ka përshëndetur ekipin e tij pasi Portugalia mundi Francën në finalen e Euro 2016 të dielën në mbrëmje. Loja e djeshme nuk shkoi edhe aq mirë për futbollistin e Kombëtares Portugeze pasi u dëmtua rëndë  në këmbë gjatë lojës. Portugalia ka arritur të shënojë golin e fitores në minutën e 19-të të kohës shtesë. Ka qenë sulmuesi Eder i cili ndryshoi rezultatin, duke e bërë kështu Portugalinë në kampionen e Euro 2016.

Fillimisht u duk sikur Franca do të ngrinte kupën në shtëpinë e saj kur kapiteni i skuadrës portugeze Cristiano Ronaldo u dëmtua në minutat e para të ndeshjes dhe kur u zëvendësua nga trajneri shpresat e francezëve u rritën dukshëm. Por u duk se fati dhe loja ishte me kapitenin dhe skuadrën e tij. Ronaldo shpërtheu në lot në fushë dhe ishte në ankth deri në minutat e fundit.

“Askush nuk besoi te ne. I kishim fituar tashmë të gjitha betejat me klubet. Portugalia e ka merituar këtë pas gjithë këtyre viteve  sakrificë. Kjo nuk është finalja që unë doja, por jam shumë i lumtur. Ky është një trofe për të gjithë portugezët, emigrantët dhe të gjithë njerëzit që besuan te ne. Jam i lumtur dhe krenar”,- është shprehur Ronaldo pas përfundimit të ndeshjes.

Shperndaje