Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Portieri Joe Hart transferohet në Torino

Portieri Joe Hart transferohet në Torino
August 30
09:31 2016

Presidenti Urbano Cairo i bën një dhuratë speciale ekipit të tij të Torino-s!

Pas disa ditëve bisedimesh, mbrëmjen e djeshme ka ardhur konfirmimi nga klubi anglez i Manchester City për transferimin e portierit në skuadrën e trajnerit Mihajlovic në formë huazimi.
Pritet vetëm zyrtarizimi në ditën e sotme, më pas vizitat mjekësore.

Joe Hart ka qenë titullar deri në sezonin e fundit në Manchester, por me ardhjen e Pep Guardiola-s ai përfundoi zgjedhje e tretë.

Kjo ishte arsyeja që e shtyu portierin të pranonte një ofertë nga Torino, sado e besueshme të duket, në mënyrë që të aktivizohet sa më shumë për të ruajtur vendin e titullarit në Kombëtaren Angleze. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje