Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pogba rikthehet pas 4 vjetësh te “Djajtë”

Pogba rikthehet pas 4 vjetësh te “Djajtë”
August 09
09:40 2016

“Djajtë” kanë paguar 120 milionë euro për të rikthyer mesfushorin francez Paul Pogba në “Old Trafford”. Pogba është përsëri lojtar i Manchester United dhe tashmë është sportisti më i shtrenjtë në botë. Ai ka firmosur një kontratë 5-vjeçare me mundësi rinovimi, do të mbajë numrin 6 në fanellë dhe do të paguhet 290 mijë paund në javë.

Pogba ka thënë se e ka shijuar shumë periudhën në Torino me Juven, por kishte ardhur koha për t’u kthyer në Angli. Ai ka thënë: “Jam shumë i lumtur që u riktheva. Ka qenë gjithmonë një skuadër që ka pasur një vend të veçantë në zemrën time dhe mezi po pres të punoj me Jose Mourinhon”.

Gjithashtu, trajneri Jose Mourinho ka thënë se Pogba do të jetë kryesori në ekipin e Manchester-it për dekadën e ardhshme./Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje