Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Po mamaja e vëllezërve Xhaka, për kë bën tifo sot?

June 11
16:09 2016

 

...

...
Picture 1 of 2


Kryefjalë e ditës së sotme është vetëm ndeshja e dytë e “Euro 2016”, Shqipëri-Zvicër, të cilat përballen në stadiumin “Stade Bollaert-Delelis”, Lens.

Përvec kësaj, përballja e vëllezërve Xhaka nuk mund të lihet në hije, pasi të dy, edhe Taulanti edhe Graniti janë shprehur se do të bëjnë gjithçka që skuadra e tyre të dalë fituese. “Zvicra apo Shqipëria? Shqipëria apo Zvicra” është një dilemë, që për familjen Xhaka nuk ekziston.

Aparatët fotografikë kanë arritur të shkrepin disa foto të mamasë së dy vëllezërve, bluza e së cilës ka treguar se për kë bën tifozllëk ajo. As për Zvicrën, as për Shqipërinë, por për të dyja. Ajo mban të veshur një bluzë ku gjysma është flamuri kuq e zi, e pjesa tjetër flamuri zvicerian.

Nuk thonë kot që mamatë e kanë gjithmonë një zgjidhje..

Komento
Etiketimet
Shperndaje