Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Plas në tenis – Moore: Femrat vlejnë më pak se meshkujt!

Plas në tenis – Moore: Femrat vlejnë më pak se meshkujt!
March 22
09:35 2016

Ka shkaktuar zhurmë deklarata e bërë nga drejtori i turneut vjetor të tenisit “Indian Wells”, për tenistet femra: “Po të isha femër, do t’i puthja çdo ditë këmbët Roger Federer dhe Rafael Nadal, të cilët e kanë sjellë këtë sport në nivele të larta”.

Këto fjalë të Raymond Moore sjellin në kujtesë të të gjithëve polemika seksiste të shumë viteve më parë, kur diskutohej se tenisi i femrave ishte inferior dhe se shumat që fitonin ato i arrinin padrejtësisht fitimet e meshkujve.

Në krahun e kritikuesve të këtyre fjalëve vihet edhe numri 1 i botës, Novak Djokoviç, i cili shprehet: “Femrat në tenis meritojnë respekt për atë që kanë bërë dhe vazhdojnë të bëjnë”.
Ama ajo që i ka lënë të gjithë me gojë hapur është pjesa tjetër e asaj që thotë serbi: “Nga ana tjetër, tenisi i meshkujve duhet të luftojë për diçka më shumë, pasi statistikat tregojnë se ka më shumë ndjekës nga afër dhe nga televizori për ndeshjet tona. Ne shesim më shumë bileta se femrat, për këtë shpërndarja e parave duhej të bëhej në mënyrën e duhur”.
Ndërkohë, vijnë replikat ndaj Raymond Moore nga tenistet si Serena Williams: “Këto janë komente të papërshtatshme dhe ofenduese ndaj nesh”. Ndërsa  Victoria Azarenka tha: “Çdo person mbi tokë është lindur nga një femër, apo jo?”

E pra, duket se “tërmeti” në këtë sport nuk ka ende të ndalur, duke nisur që pak muaj më parë me rastet shokuese të përdorimit të doping-ut e deri tani në këtë polemikë femra-meshkuj, që duket se do ta mbajë këtë sport në qendër të vëmendjes – jo për mirë – edhe për disa kohë.

Shperndaje