Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Plani i “çmendur” i Realit: e blen Moratën nga Juventusi 30 milionë euro dhe ia shet Arsenalit 50 milionë

Plani i “çmendur” i Realit: e blen Moratën nga Juventusi 30 milionë euro dhe ia shet Arsenalit 50 milionë
March 23
12:18 2016

Reali i Madridit, duke parë që sulmuesi i huazuar tek Juventus, Alvaro Morata, ka shkëlqyer këtë sezon e ka gati planin për të përfituar nga ai.

Spanjollja “As” shkruan se Real Madridi është duke e menduar të aktivizojë klauzolën e rikthimit të Alvaro Moratës nga Juventusi dhe jo për ta mbajtur në skuadër, por për ta shitur tek Arsenali. Madrilianët në verën e vitit 2014-s arritën marrëveshje me Juventusin për Moratën, duke përfituar 20 milionë euro nga ky transferim. Por Reali, gjithnjë sipas “As”, është gati të përdorë klauzolën e rikthimit për Moratën, duke i ofruar Juventusit 30 milionë euro. Pasi Morata të riblihet nga Reali, ai do të shitet tek Arsenali për 50 milionë euro, shkruan “As”.

Shperndaje