Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pjanic përgënjeshtron Romën: Më shitën se u duheshin para

Pjanic përgënjeshtron Romën: Më shitën se u duheshin para
June 11
11:01 2016

Nuk ka më qetësi mes Miralem Pjanic dhe skuadrës së Romës.

Mesfushori boshnjak, i cili pritet të zyrtarizojë transferimin e tij te kampionët e Juventusit, nuk ka dashur aspak të shfaqet si “tradhtar” në sytë e tifozerisë romane, e për këtë ia ka hedhur fajin ish-ekipit të tij për largimin.

“Më kanë shitur brenda 15 minutave. Telefonuan Juventusin sepse kanë nevojë për para. Jam shumë i zhgënjyer, por në jetë nuk mund të kesh gjithçka”.
Këto janë fjalët që mendohet se janë shkruar nga vetë mesfushori, drejtuar një miku të tij!

Reagimi i Pjanic në fakt vjen si pasojë e zërave nga klubi verdhekuq, që shprehen se ka qenë vetë boshnjaku ai që ka insistuar në klub për transferimin dhe jo e kundërta.

Kujtojmë se ky transferim do të kryhet për një shifër pak më shumë se 30 milionë euro, ndërsa futbollisti do të firmosë një kontratë 4-vjeçare me një pagë prej 4.7 milionë eurosh, duke u shndërruar kështu në futbollistin e dytë të historisë së Juventusit, pas Hasan Salihamidzic.

Komento