Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Përqafimi Buffon-Tagliavento – Trajneri Allegri për polemikat: Budallallëqe!

Përqafimi Buffon-Tagliavento – Trajneri Allegri për polemikat: Budallallëqe!
January 24
18:42 2017

Përqafimi i portierit Gianlugi Buffon me arbitrin Paolo Tagliavento në fund të ndeshjes Juventus-Lazio, ku bardhezinjtë fituan me rezultatin 2 me 0, ka shkaktuar shumë polemika në Itali.

Dikush me humor apo dikush tjetër me dashakeqësi ka sjellë në vëmendje periudhën e errët kur Juventus u dënua në vitin 2005 për të luajtur në Serinë B italiane, për arsye që të gjithë ndjekësit e futbollit tashmë i dinë.

Për këtë përqafim ka dhënë komentin e tij edhe trajneri i kampionëve të Italisë, Massimiliano Allegri, i cili nuk shfaqet aspak i kënaqur me ato që i quan budallallëqe.

“Mos më bëni të përdor të tjera fjalë. Ky është një budallallëk! Në Itali, në vend që të merren me aftësitë e treguara nga Dybala apo për golin e Higuain, merren me këto gjëra. Asnjëherë për ato që lojtarët bëjnë në fushën e lojës”, – tha Allegri.

“Ne nuk e shijojmë futbollin, por harxhojmë kohën me idiotësi!” – shtoi ai i revoltuar. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje