Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Përplasje mes tifozëve anglezë dhe policisë franceze. 36 persona të arrestuar

June 16
11:37 2016

...

...
Picture 1 of 5

Policia franceze ka arrestuar rreth 36 tifozë anglezë pasi janë përplasur me efektivë të policisë  në orët e vona të së mërkurës. Gati 16 persona janë dërguar në spital me plagë të ndryshme. Policia ka përdorur gaz lotsjellës ndaj tifozëve, të cilët kanë ndezur fishekzjarrë në rrugët e Lilës. Mediat britanike bëjnë të ditur se dhuna e përdorur dëmton Kampionatin Europian. Errësira ka sjellë një përshkallëzim dramatik  të tensionit mes tifozëve anglezë dhe policisë franceze.

Frika fillimisht ka qenë ndaj  tifozëve rusë, por këtë herë kanë qenë anglezët që kanë shkaktuar trazira. Gjashtë tifozë të Anglisë të moshës nga 20 deri 41 vjeç kanë marrë masë parandaluese me burg  deri në tre muaj pas përleshjeve të komentuara në përballjen me Rusinë.

Tashmë pritet reagimi i UEFA-s, e cila kishte kërcënuar me përjashtimin e Anglisë nga kampionati nëse tifozët e saj do të shkaktonin sërish probleme.  Autoritetet tashmë janë të fokusuar pasi sot në orën 15:00 do të luhet ndeshja mes Uellsit dhe Anglisë.

Komento
Shperndaje