Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Përfundon autopsia e kapitenit e Fiorentinës: Ndërroi jetë nga një atak kardiak!

Përfundon autopsia e kapitenit e Fiorentinës: Ndërroi jetë nga një atak kardiak!
March 06
19:04 2018

Menjëherë pas lajmit tragjik të ndarjes nga jeta të kapitenit të skudrës së Fiorentinës, autoritetet kanë marrë masat e duhura për të realizuar edhe autopsinë për të gjetur shkakun e vdekjes së Astorit.

Prokurori i çështjes, De Nicolo është shprehur për mediat: “Shkaku i vdekjes ka ardhur si pasojë e problemit të zemrës. Rrahjet e zemrës së Astorit kanë ndaluar krej natyrshëm sepse u gjet poshtë batanijeve dhe me ushqimin e paprekur”

Trupi i të ndjerit do t’i jepet familjes për funeralin që do të mbahet të enjten, në 8 mars në orën 10 të mëngjesit, në Bazilikën e Santa Croce.

Kapiteni u gjet i pajetë në dhomën e hotelit ku po grumbullohej skuadra e Fiorentinës për ndeshjen e së dielës. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje