Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Përballja Manchester United – Chelsea, Jose Mourinho: Do të humb statusin e më të mirit nëse nuk i jap trofe ekipit

Përballja Manchester United – Chelsea, Jose Mourinho: Do të humb statusin e më të mirit nëse nuk i jap trofe ekipit
October 23
11:12 2016

Jose Mourinho është shprehur se nuk do të jetë më ai “i veçanti” nëse do të dështojë dhe nuk do i japi trofe ekipit të Manchester United.

Mourinho ka fituar tre çmime të Premier League-ës me Chelsea përpara largimit prej këtij klubi dhjetorin e kaluar. Portugezi është i vendosur për të përfunduar me sukses misionin e tij në United por është nën presion për të dhënë një rezultat kundër ish-klubit të tij. United ka marrë vetëm pesë pikë nga pesë ndeshjet e fundit në kampionat, dhe do të bien pesë pikë prapa Chelseat, nëse kthimi i pritur me padurim i Mourinhos në Stamford Bridge përfundon në disfatë.

“Unë kam një kontratë tre-vjeçare  me Manchester United  dhe nëse jam këtu për këto vite, njerëzit duhet ta dinë se unë do të jap gjithçka për  klubin dhe se jam një profesionist i dedikuar ndaj ekipit 24 orë të ditës. Por nëse në fund të tre viteve unë nuk fitoj as një kupë argjendi për ta, ata do të mendojnë se ky është një njeri i mirë , trajner i mirë, na pëlqen por nuk ka asgjë të veçantë. Chelsea ka fituar 4 tituj të Premier League në historinë e tyre tre prej të cilëve nën trajnimin tim. I çova ata drejt Wembley, Cardiff e në kupat finale. Pra është një lidhje e bazuar në ndjeshmëri por e ndërtuar mbi sukses.  Nuk do ta harroj asnjëherë mbështetjen e fansave të atij ekipi. Unë kam një zemër që më bën të lidhem 101% me ekipin. Unë jam rritur në Portugali por nuk isha i lindur të mbështesja Porton. I dhashë jetën time Madridit, Interit, Chelsea-it dhe tani do ia dedikoj United. Kështu tashmë jam 100% United.”- ëhstë shprehur Mourinho.

Mourinho do të përballet me Antonio Conte, trajnerin e Chelseas por kjo nuk është hera e parë që ata vihenpërballë njëri-tjetrit.

“Në Premier League nuk ka menaxherë të këqij të gjithë janë të talentuar e shumë prej tyre i përkasin elitës.”- ka përfunduar trajneri i Manchester United./Blitz.al/

Shperndaje