Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Për herë të parë në histori, një skuadër refugjatësh në Lojërat Olimpike

Për herë të parë në histori, një skuadër refugjatësh në Lojërat Olimpike
March 18
18:26 2016

Kriza më e madhe e refugjatëve  ka prekur çdo tryezë politike ndërkombëtare. Por edhe pse shumica e këtyre refugjatëve kanë mungesë strehimi, ushqimi dhe sigurie, disa prej tyre kanë fituar shansin të prekin një ëndërr.

Për herë të parë do të ketë në Lojërat Olimpike, që do të mbahen në Rio, një skuadër të përbërë nga këta refugjatë, të cilët do të kenë uniformën e tyre dhe flamurin e Skuadrës së Refugjatëve Atletë.

Presidenti i Lojërave Olimpike është shprehur se ata duan të japin një mesazh shprese për të gjithë këta njerëz që po përjetojnë vuajtje.

“Këta refugjatë momentalisht, edhe pse të talentuar, nuk kanë një flamur për t’i përfaqësuar, ndihen sikur nuk kanë një komb, një himn për të kënduar, ndaj dhe Komisioni i Lojërave Olimpike ka vendosur t’u japë flamurin dhe himnin e vet. Ata do të mirëpriten së bashku me 11 000 atletët e tjerë nga 206 vende të botës…”, –është shprehur presidenti i eventit.

Janë përzgjedhur 43 kandidatë të talentuar të sportit nga refugjatë nëpër botë, ku 5 deri në 10 prej tyre do të vendosen përfundimisht për t’u bërë pjesë e Skuadrës së Refugjatëve.

Gjithashtu, Komisioni i Lojërave Olimpike ka shprehur mbështetjen për vazhdimësinë e kësaj nisme për të ndihmuar edhe financiarisht këtë grupim, edhe pas mbarimit të Lojërave Olimpike.

Shperndaje