Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pepe: Ne e fituam Euro 2016 për Ronaldon!

Pepe: Ne e fituam Euro 2016 për Ronaldon!
July 11
11:47 2016

Portugalia e humbi Ronaldon mbrëmjen e djeshme për shkak të një lëndimi në këmbë gjatë pjesës së parë të ndeshjes por portugezët arritën të luftonin deri në fund sa për të ndryshuar rezultatin në favor të tyre dhe për të rrëmbyer kupën e Euro 2016.  Njeriu i ndeshjes, Pepe u tha bashkëlojtarëve të skuadrës që ta fitonin këtë kupë për nder të kapitenit të tyre të dëmtuar, Cristiano Ronaldo.  Ishte një rezultat historik pasi kjo është fitorja e parë e madhe e fanellës portugeze në Kampionatin Europian. Portugalia e mundi Francën në një rezultat 1-0 në minutën e 19-të të kohës shtesë me një gol të  sulmuesit Eder. Potugalia u përball me një betejë të vështirë pas lëndimit të gjurit të Ronaldos i cili u largua nga fusha me lot në sy në pjesën e parë. Megjithatë skuadra e përdori dëmtimin e kapitenit si një motiv për të fituar Euro 2016.

“Ishte e vështirë pasi humbëm futbollistin kryesor të skuadrës dhe të gjitha shpresat tona i kishim tek ai, pasi ai mund të shënojë gol në çdo moment. Kur  ai nuk mundi të vazhdonte lojën, unë i thashë skuadrës se ne duhet të fitonim për të. Ne derdhëm gjakun tonë, djersë dhe lot në këtë kampionat. Kemi shkruar një faqe të shkëlqyer në librin e historisë së futbollit portugez”- është shprehur Pepe, mbrojtësi i skuadrës portugeze.

Komento
Shperndaje