Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pep Guardiola thumbon Inter-in: Southampton mahnitës, Inter fitoi me vetëm një gjuajtje…

Pep Guardiola thumbon Inter-in: Southampton mahnitës, Inter fitoi me vetëm një gjuajtje…
October 22
10:06 2016

Pas humbjes së thellë kundër Barcelonës në Champions League, trajneri Pep Guardiola e kthen vëmendjen në kampionatin anglez, ku kundërshtari i radhës për Manchester City-n është ekipi i Southampton, i cili në mesjavë luajti kundër italianëve të Inter në kompeticionin europian.

“Futbolli është i pabesueshëm. Saints-at luajtën bukur, shumë më mirë se Inter por italianët fituan. Bënë vetëm një gjuajtje në portë dhe fituan”, – shprehet Pep në konferencë për shtyp, duke thumbuar kështu skuadrën italiane, përveçse duke i thurur lavde kundërshtarit të tij të radhës.

“Pashë se çfarë skuadre është Southampton, u mahnita dhe mendoj se do të jetë vërtet e komplikuar për ne”m – shton trajneri spanjoll, i cili me ekipin e tij të Manchester City-t kryeson Premier League-n angleze së bashku me londinezët e Arsenal. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje