Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pellegrini: Guardiola duhet të ketë kujdes në Premier League!

Pellegrini: Guardiola duhet të ketë kujdes në Premier League!
May 14
12:53 2016

Kapiteni aktual i Manchester City, Manuel Pellegrini, ka thënë se Pep Guardiolas, zëvendësuesit të ardhshëm të tij, do t’i duhet të përballet me sfida të vështira sezonin tjetër. Guardiola do të lërë Bayern-in në fund të këtij sezoni dhe ka për objektiv të transformojë klubin e Manchester City në një super-fuqi europiane në futboll.

Pellegrini do të largohet pasi ka fituar tituj në Premier League, kupën FA dhe kupën e ligës, si dhe ka dërguar skuadrën në gjysmëfinalet e Champions League, ku më pas u skualifikua prej Real Madridit. Ai ka thënë se është e vështirë të korrësh sukses në futbollin anglez, ndaj dhe ai është shprehur se Guardiola duhet të bëhet gati për sfidën më të madhe të karrierës së tij.

“Sigurisht është një sfidë e re të vish për herë të parë në Premier League dhe këtu nuk flas vetëm për Guardiolën, por mbaj mend dhe veten time kur erdha. Por kur ke punuar si kapiten për një kohë të gjatë në vende europiane je mjaftueshëm i përgatitur për ta kapërcyer këtë sfidë, unë mendoj se Guardiola do t’ia dalë mirë”, – ka thënë Pellegrini.

Shperndaje