Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Payet apo Memushaj, cili është debutuesi më i mirë në Euro 2016?

Payet apo Memushaj, cili është debutuesi më i mirë në Euro 2016?
June 18
14:08 2016

Cili është debutuesi më i mirë i Euro 2016, Payet apo Memushaj?
Kjo është pyetja që ngre  Yahoo.it për sa u përket ndeshjeve të para të kombëtareve në Francë.

Të dy luajnë në Euro 2016 për herë të parë në një kompeticion të këtyre përmasave, por ndërkohë që Payet ka detyrën të drejtojë të zotët e shtëpisë drejt fitores finale, Memushaj ka rolin e “outsider”-it të turneut. Gjithsesi, arritja deri në këtë pikë është një shenjë e rëndësishme në historinë e futbollit shqiptar.

Francezi u shndërrua në protagonistin e ndeshjes së parë, kur shënoi golin e fitores ndaj Rumanisë.
Kjo mund të ketë qenë një nga arsyet që e ka shtyrë trajnerin Deschamps të ndryshojë formacionin në ndeshjen e dytë, për t’i besuar më shumë Payet me  formacionin 4-2-3-1.

Por ai që iu afrua më tepër golit në të vërtetë ishte pikërisht shqiptari Memushaj, me një goditje dënimi që iu afrua shtyllës së portës, pak para mbylljes së pjesës së parë, kundër Francës.

Ndërkohë që francezët hasën shumë vështirësi, ishte Memushaj përsëri që goditi shtyllën pas një aksioni të bukur!

Kujtojmë se Shqipëria nuk u fut në fushë vetëm për t’u mbrojtur, por siç të gjithë e panë tentoi edhe të kalonte në avantazh. E për këtë arsye Francës i duhej talismani i vet, i cili 10 minuta nga fundi si fillim i dhuroi një asist mbrojtësit Sagna, i cili e shpërdoroi. Vetëm 2 minuta më pas Payet dhuroi një asist tjetër.

Duke mos u mjaftuar me ato që kishte shfaqur, Payet e kurorëzoi paraqitjen e tij me një gol të mrekullueshëm në minutën e 96-të.

Gjithsesi kjo nuk ia ul meritat Kombëtares Shqiptare dhe Memushajt për lojën e mirë në përfaqësimin e parë në një kampionat europian.

E duke iu kthyer pyetjes së fillimit… le të themi se golat e shënuar nga Dimitri Payet kanë bërë diferencën mes dy lojtarëve!