Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Paul Scholes: Premier League më e mira? Juventus do t’i mundte të gjitha skuadrat angleze sot

Paul Scholes: Premier League më e mira? Juventus do t’i mundte të gjitha skuadrat angleze sot
September 06
18:03 2016

Paul Scholes trondit futbollin anglez me deklaratat e tij dhe i thur lavde atij italian, veçanërisht ekipit të Juventus-it.

“Bardhezinjtë janë në gjendje të renditen sipër të gjitha skuadrave të Premier League-s aktuale. Ata erdhën në Manchester vitin e kaluar (në anën e City-t) dhe i mundën me lehtësi”, – shprehet ish-mesfushori në një intervistë të dhënë për “The Guardian”.

Një kritikë e rëndë kjo për futbollin anglez, që me siguri nuk do t’i ketë pëlqyer as klubit prej të cilit u bë i famshëm, Manchester United.

“Nuk argëtohem më kur shoh një ndeshje, veçanërisht ato të Premier League-s. Kur dëgjoj të thuhet se futbolli anglez është më i miri në botë nuk arrij ta kuptoj”, – shton ai.

Gjithashtu, Scholes shprehet më tej se futbolli spanjoll është më i bukuri në botë, ndërkohë që Gjermania ka skuadrat më të mira. /Blitz.al/

Shperndaje