Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Paul Pogba ironizon mediat për largimin e tij nga Juventusi

Paul Pogba ironizon mediat për largimin e tij nga Juventusi
July 30
09:54 2016

Në cilën skuadër do të luajë Paul Pogba sezonin e ardhshëm?

Manchester United dhe Real Madrid janë skuadrat që përfliten si destinacioni i radhës i mesfushorit francez, edhe pse çdo ditë lajmet janë kontradiktore.

Zërave të fundit se Pogba i ka kryer tashmë vizitat mjekësore në fshehtësi për “Djajtë e kuq”, lojtari ka dashur t’u përgjigjet me ironi në profilin e tij në Facebook.

“Lajm i fundit: Pogba kryen vizitat mjekësore në “Universal Studios” në California”, – shkruan Pogba, mbi një foto nga vendi ku po kalon pushimet.

Pak minuta më vonë, ai shkruan sërish:

“Pogba me kontratën e tij në parkun e mrekullueshëm të “Universal Studios” në Los Angeles”.

Ka zgjedhur këtë mënyrë mesfushori për t’u dhënë pak shpresë tifozëve të Juventusit se ai nuk ka arritur asnjë marrëveshje me askënd, por vazhdon të shijojë pushimet para rikthimit në fushë. /Blitz.al/

Komento