Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pasi mposhti Partizanin, Laçi thyhet në shtëpi nga Luftëtari

Pasi mposhti Partizanin, Laçi thyhet në shtëpi nga Luftëtari
September 17
19:10 2017

Ditëve të gëzimit të skuadrës laçiane duket se nuk zgjatën shumë.

Pasi surprizuan javën e parë duke mundur Partizanin në “Selman Stërmasi” me rezultatin 0:2, kurbinasit janë thyer nga gjirokastritët në shtëpi.

Luftëtari ka triumfuar me rezultatin 0-1 e duke marrë kështu 3 pikë e duke u renditur të shtatët, ndërsa Laçi mban vendin e 4-t.

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Kristal Abazaj, futbollisti i kombëtares U-21, por rastet më të mëdha i ka pasur skuadra vendase, e cila nuk arriti t’i konkretizojë me gol. /Blitz.al/

 

Shperndaje