Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pas sulmeve terroriste, UEFA vendos për tifozët në Euro 2016

Pas sulmeve terroriste, UEFA vendos për tifozët në Euro 2016
March 23
12:44 2016

UEFA ka konfirmuar se ndeshjet e Euro 2016 do të zhvillohen me tifozë.
UEFA e ka një lajm të mirë për tifozët e skuadrave pjesëmarrëse në Euro 2016. Shtëpia e futbollit europian ka përjashtuar mundësinë që ndeshjet në Kampionatin Europian të zhvillohen pa tifozë për shkak të rrezikut nga sulmet terroriste.

“Nuk është parë më përpara që ndeshjet të zhvillohen prapa dyerve të mbyllura”,- thuhet në njoftimin e dërguar nga UEFA tek agjencia italiane e lajmeve “Ansa”.

Pas sulmit të fundit në Bruksel dhe atyre të Parisit më 13 nëntor të vitit 2015 është shtuar shqetësimi rreth sigurisë në stadiume.

Shperndaje