Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pas golit të fitores, Bekim Balaj dëfrehet me Bujar Qamilin

Pas golit të fitores, Bekim Balaj dëfrehet me Bujar Qamilin
September 06
17:15 2016

I ka lumturuar të gjithë fitorja e sotme e Kombëtares Shqiptare me rezultatin 2 me 1 kundër Maqedonisë, e vlefshme për eliminatoret e Botërorit të Rusisë në vitin 2018.

Goli i Bekim Balajt i dha Shqipërisë 3 pikët e para në grup, rezultat që më së shumti ka emocionuar vetë protagonistin.

Në fakt, ashtu siç shihet në një video të postuar nga gazetarja Ilda Bejleri në profilin e saj në Instagram, Balaj, i shoqëruar edhe nga mesfushori Odise Roshi, pas ndeshjes ka festuar duke kënduar e duke kërcyer nën ritmin e muzikës popullore të këngëtarit Bujar Qamili.

Le të shpresojmë që edhe pas përballjeve të ardhshme të fazës eliminatore, të shohim performanca të tilla nga futbollistët tanë. /Blitz.al/

Supeeeeer @bekimbalaj BRAVO djali shkodran!!!!! BEKIMI KUQEZI! @roshiodise

A video posted by Digitalb&Supersport Albania (@ildabejleri) on

Shperndaje