Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Partizani zëvendëson Skënderbeun në UEFA Champions League

Partizani zëvendëson Skënderbeun në UEFA Champions League
July 06
19:06 2016

Do të anulohet ndeshja e kthimit të Partizanit me Slovan Bratislava në Europa League sepse ekipi do të luajë me Ferencvarosh në UEFA Champions League 2016-2017.

Pas vendimit të CAS për përjashtimin e Skënderbeut nga sezoni i Ligës së Kampioneve, UEFA ka marrë vendimin që Skënderbeu të zëvendësohet nga Partizani. UEFA ka shpallur këtë ndryshim nëpërmjet një njoftimi zyrtar, ku thotë se skuadra e Partizanit do të zëvendësojë Skënderbeun, i cili është përjashtuar  për një vit pas akuzave për trukime rezultati.

Partizani do të luajë ndeshjen e parë më 12 ose 13 korrik dhe ndeshjen e dytë më 19 ose 20 korrik me Ferencvarosh.

Komento
Etiketimet
Shperndaje