Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Partizani “mposht” bindshëm Lushnjën në “Roza Haxhiu”

Partizani “mposht” bindshëm Lushnjën në “Roza Haxhiu”
December 03
17:30 2017

Partizani ka mposhtur ditën e sotme me rezultatin e thellë 0:3 skuadrën e Lushnjës, duke u renditur kështu në vendin e gjashtë.

Ndeshja e luajtur në “Roza Haxhiu” i ka sjellë fitoren “të kuqve” duke i çuar ata në rrugë të drejtë pas barazimit me Skënderbeun javën e kaluar.

Fitorja erdhi nga goli i kapitenit, Idris Batha, në minutën e 60-të, 13 minuta më pas nga shënimi i Gerhatd Progni dhe nga Lorenc Trashi pak pas përfundimit të ndeshjes.

Kjo është disfata e katërt e Lushnjës në kampionat, duke u renditur në vend të fundit me vetëm 5 pikë.

 

Shperndaje