Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Para ndeshjes me Italinë, FSHF do të organizojë ceremoninë e lamtumirës për Lorik Canën

Para ndeshjes me Italinë, FSHF do të organizojë ceremoninë e lamtumirës për Lorik Canën
September 21
15:34 2017

Prej një viti Lorik Cana i ka dhënë lamtumirën Kombëtares shqiptare të futbollit dhe më në fund për të do të zhvillohet ceremonia e veçantë nga FSHF.

Ish mbrojtësi ka qenë i pranishëm në stadium gjatë çdo ndeshje që ka luajtur ekipi kombëtar gjatë këtyre eliminatorëve. Por sipas Panorama Sport FSHF nuk i kishgte organizuar ende një ceremoni lamtumire.

Ceremonia do të organizohet para ndeshjes Shqipëri- Itali, në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër. Lorik Cana do të ketë mundësinë të bëjë xhiron e fundit në pistë para tifozërisë, të cilët e kanë parë si një idhull gjatë këtyre viteve.

Njoftimi i FSHF-së
Ish-kapiteni i ekipit kombëtar të futbollit Lorik Cana do të mbyllë zyrtarisht karrierën e tij në datën 9 tetor përpara ndeshjes zyrtare eliminatore SHQIPERI-ITALI. Me këtë rast, FSHF do të organizojë ceremoninë e posaçme për mbylljen e karrierës të kapitenit të saj ndër vite, i cili numëron edhe rekordin e pjesëmarrjes me fanellën kuqezi të përfaqësueses, me 93 ndeshje. Përpara nisjes së takimit, një ceremoni speciale do të realizohet në vlerësim dhe mirënjohje për ish-kapitenin Lorik Cana.

Shperndaje