Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Papa Françesku: Futbollisti më i mirë në botë është…

Papa Françesku: Futbollisti më i mirë në botë është…
August 01
19:47 2016

Cili është futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave?

Kjo pyetje vazhdon të bëhet ende sot dhe emrave klasikë si Maradona e Pele’ u është shtuar edhe Leo Messi.

5 herë fituesi i Topit të Artë konsiderohet nga shumë si talenti më i madh që ka zbritur në një fushë futbolli, ndërkohë që rivaliteti me Cristiano Ronaldon vazhdon të jetë ende i zjarrtë, edhe pas kaq vitesh.

Gjithsesi, për Papa Françeskun nuk ka asnjë dyshim!

“Për mua, Messi është më i mirë se Maradona dhe Pele’!” – flitet se u ka thënë Papa disa të rinjve në Ditën Botërore të Rinisë.

Shpresojmë që këto fjalë ta frymëzojnë kampionin argjentinas aq sa për ta bërë të ndryshojë mendim në lidhje me tërheqjen e tij nga Kombëtarja Argjentinase, pas eksperiencës zhgënjyese të 100-vjetorit të Coppa America-s. /Blitz.al/

Komento