Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Panuçi për Cikalleshin: Mos të më bëjë mua për budalla!

Panuçi për Cikalleshin: Mos të më bëjë mua për budalla!
September 07
13:13 2017

Kristian Panuçi edhe një herë ka folur për disiplinën e vendosur te Kombëtarja Shqiptare dhe është treguar mjaft i ashpër me disa nga futbollistët.

Gjatë një deklarate për mediat ai foli sërish për përjashtimin e Cikalleshit nga ekipi, pasi sipas tij ai nuk ka respekt për Kombëtaren dhe për ngjyrat kuqezi.

 “Basha luajti të hënën në darkë, kishte kampionat. Duhet respekti, ekziston email-i për kontratat, janë dhe menaxherët që ta sjellin kontratën. Avioni është në 8:00 të mëngjesit, më telefonon në 9:00 dhe kjo është mungesë respekti. Nuk dua të dal për budalla se lojtarët janë mirë. Nëse të gjithë do të bëjnë sipas qejfit, njëri me vonesë, tjetri ikën, atëherë Kombëtarja merr fund dhe do të jemi në pikën zero. Nëse avioni është në 8:00 dhe në 9:00 duhet të firmosë kontratën, ai duhet të vijë, menaxheri të vijë në Tiranë për të firmosur, sepse Kombëtarja është Kombëtare. Avioni nuk është justifikim, nëse nuk e di se lojtari mund të firmosë me email, apo vjen menaxheri këtu”,- tha fillimisht ai.

Ai gjithashtu ka komentuar edhe vonesën e dy futbollistëve të tjerë Abrashi dhe Kukeli.

Ata vinin në orën 3:00, nuk është se mund të fluturojnë, nëse është për të ardhur në 1:00, në 1:00 duhet të jenë këtu, do ngrihen edhe në 5:00 të mëngjesit. Nëse më telefonon dhe më thua: “Mister, kam djalin të sëmurë dhe kam problem, dua të shkoj në spital, mund të vijë edhe të mërkurën se fëmijët e familja janë para të gjithave, por nëse kontratat janë nëpërmjet email-it, menaxheri merr përqindje, të vijë në Tiranë se është Kombëtarja, jo tregu, duhet të vish. Për Cikalleshin si për të gjithë, nuk dua të bëj polemika”, – tha trajneri. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje