Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pak ditë para Lojërave Olimpike dëmtohet Luiza Gega: “Pikërisht tani duhet të më ndodhte!”

Pak ditë para Lojërave Olimpike dëmtohet Luiza Gega: “Pikërisht tani duhet të më ndodhte!”
July 29
12:14 2016

Atletja e Kombëtares shqiptare, Luiza Gega e cila po stërvitet intensivisht për përfaqësimin e Shqipërisë në Lojrat Olimpike në Rio de Zhaneiro, ka shpërndarë një fotografi në llogarinë e saj në Facebook ku tregon se ka dëmtuar gjurin. “Pikërisht tani duhet të më ndodhte!” – është shprehur e mërzitur Gega.

Megjithatë e kontaktuar nga “Panorama Sport”, nenkampionia e Europës ka treguar se nuk ka asgjë serioze dhe ky dëmtim nuk i cënon asaj vajtjen në Lojërat Olimpike.  “Nuk ka asgjë serioze. Vetëm se jam gërvishtur dhe më dhemb pak. Këtu në Korçë ku po vijoj stërvitjet ka rënë shi dje dhe rashë një moment në asfalt, por që nuk ka asgjë për t’u shqetësuar” – është shprehur sportistja. /Blitz.al/

 

 

Shperndaje