Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pagat e trajnerëve të përfaqësueseve që janë pjesë e Kampionatit Europian, ja ku pozicionohet De Biasi

Pagat e trajnerëve të përfaqësueseve që janë pjesë e Kampionatit Europian, ja ku pozicionohet De Biasi
June 09
16:39 2016

Teksa të gjithë janë në pritje të nisjes së Kampionatit Europian të futbollit, një listë e cila ka treguar rrogat e trajnerëve të përfaqësueseve europiane është publikuar nëpër media. Sigurisht, në këtë tabelë transparence pagash nuk mund të mungojë as Gianni De Biasi, trajneri i përfaqësueses shqiptare.

Është komentuar gjatë fakti se De Biasi është trajneri historik i shqiptarëve, duke qenë se puna e tij me skuadrën bëri që Shqipëria të kualifikohet në Kampionatin Europian në Francë. Rroga e tij është 150 mijë paundë, rreth 25 milionë lekë të reja në vit. Sigurisht, kjo rrogë e trajnerit është e kënaqshme për sa i përket nivelit të jetesës në Shqipëri, ndërkohë që krahasuar me rrogat e trajnerëve të skuadrave të tjera europiane, paga e De Biasit është nga fundi i listës.

Në krye të kësaj liste qëndron trajneri anglez, Roy Hodson, me 3.5 milionë paundë, ndërkohë që në fund qëndron trajneri i përfaqësueses ruse, Leonid Slutsky, i cili nuk ka asnjë rrogë fikse, por vetëm bonuset që merren në rast fitoreje të ekipit rus.

Më poshtë ndiqni listën e plotë të rrogave të trajnerëve:

...

...
Picture 1 of 1

 

Komento
Shperndaje