Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ozil nuk është i vetmi! Një tjetër emër i rëndësishëm lë kombëtaren gjermane

Ozil nuk është i vetmi! Një tjetër emër i rëndësishëm lë kombëtaren gjermane
August 06
10:13 2018

Ka bërë shumë bujë në media largimi i Mesut Ozil, lojëtarit të kombëtares gjermane me origjinë turke. Vetë Ozil është shprehur mjaft i revoltuar për faktin se kur skuadra gjermane pësonte humbje ai diskriminohej nga tifozët duke u quajtur “turk” ndërkohë që kur skuadra kishte fitore, ai cilësohej si “gjerman”. Pikërisht kjo e bëri Ozil të largohej duke bërë që një sërë protestash të nisnin në kryeqytetin gjerman.

Megjithatë, Ozil nuk është i vetmi. Ka lajmëruar në rrjete sociale largimin e tij nga skuadra gjermane edhe Mario Gomez i cili është 33 vjeç dhe ka menduar se ky është momenti ideal që të largohet. Ai ka treguar se Kampionati Botëror në Rusi ishte fundi i një etape të rëndësishme të tijën në futboll ndaj dhe me dëshirën për të hapur rrugë për lojëtarët e rinj, Gomez ka falenderuar gjithkënd, madje në fund të njoftimit të tij ka shkruar se nëse trajneri do të ketë nevojë për të, ai është gjithmonë i gatshëm për tu bërë sërish pjesë e skuadrës. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje