Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ora e iftarit? Portieri i Tunizisë shtiret si i lënduar për të ndihmuar shokët e ekipit

Ora e iftarit? Portieri i Tunizisë shtiret si i lënduar për të ndihmuar shokët e ekipit
June 04
16:42 2018

Të gjithë besimtarët myslimanë që agjërojnë padiskutim e kanë të vështirë të mbajnë Ramazan gjatë verës së nxehtë. Shumë të vështirë padiskutim e kanë edhe  futbollistët që do të luajnë në botërorin Rusi 2018.  Lojtarëve që agjërojnë nuk u lejohet të konsumojnë as ujë as ushqim në kohën mes lindjes dhe perëndimit të diellit.

Portieri i Tunizisë ka gjetur një mënyrë për të që konsuuar në kohë iftarin edhe nëse ndosh që ata janë duke luajtur në fushë. Gjatë ndeshjes miqësore me Portugalinë dhe Turqinë, portieri Mouez Hassen ka bërë sikur është dëmtuar në mënyrë që lojëtarët e tjerë të ekipit por edhe ai vetë të përfitonin pak sa për të kosnumuar ujë dhe pak ushqim. Fillimi i pjesës së dytë të ndeshjes, minuta e 58-të ka përkuar edhe me orarin e iftarit dhe Hassen ka “mashtruar” duke bërë si i lënduar.

Ky ndryshe quhet muaji i vetëdisiplinës ku muslimanët refuzojnë të hanë, pijnë, pijnë duhan dhe të bëjnë seks nga agimi deri në perëndim të diellit. Për fat të mirë, Tunizia dhe vendet e tjera kryesisht myslimane që garojnë në Kupën Botërore nuk do të duhet të shqetësohen gjatë turnout. Ramazani përfundon më 14 qershor, ditën kur fillon edhe Kampionati Botëror./Blitz.al/

Komento
Shperndaje