Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ofertë “shokuese” për Jose Mourinhon! A do ta pranojë ai?

Ofertë “shokuese” për Jose Mourinhon! A do ta pranojë ai?
April 08
14:54 2016

Askujt nuk do t’i kishte shkuar mendja se do të vinte një propozim i tillë për trajnerin portugez, Jose Mourinho.

Deri sot jemi mësuar të dëgjojmë oferta nga më të habitshmet për sa u përket parave të ofruara për portugezin – një prej trajnerëve më të kërkuar të ditëve të sotme, ama Federata Siriane e Futbollit i ka surprizuar të gjithë!

Ajo i ka paraqitur menaxherit të Mourinhos kërkesën që ai të marrë drejtimin e Kombëtares Siriane për në Botërorin e vitit 2018 në Rusi!
Skuadra e Sirisë për momentin ndodhet në vend të dytë të klasifikimit në Grupin I të kualifikueseve aziatike, pas Japonisë. Duke qenë në një situatë të tillë, drejtuesit e federatës kanë menduar se është momenti i duhur për të marrë një trajner të madh në stol, në mënyrë që të arrihet suksesi i shumëpritur i paraqitjes dinjitoze të Sirisë në kompeticionin më të madh botëror të futbollit. Kjo do t’i jepte një “shuplakë” të fortë edhe imazhit që shteti sirian po jep sot anembanë!

A do ta pranojë Jose Mourinho ofertën? E vështirë për t’u besuar… ama jemi surprizuar shpesh nga “The Special One” dhe një “po” si përgjigje për këtë rast nuk do të na habiste shumë.

Kontrata Mourinho

Etiketimet
Shperndaje