Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Oferta marramendëse për Sanchez, 22 milionë € rrogë

Oferta marramendëse për Sanchez, 22 milionë € rrogë
November 30
10:42 2016

Një kontratë e rrogë në shifra stratosferike i është ofruar sulmuesit kilian Alexis Sanchez nga një klub kinez, i cili ende nuk bëhet me dije.

Lajmi është publikuar nga gazeta “The Sun”, e cila shkruan se oferta është marrë në konsideratë nga sulmuesi i Arsenal, i cili ende nuk e ka nënshkruar zgjatjen e kontratës me topçinjtë londinezë.

Bëhet fjalë për 419 mijë € rrogë javore, pa  llogaritur bonuse të ndryshme që mund të jenë në kontratë.

Ish-sulmuesi i Barçës dhe Udineses merr aktualisht 130 mijë € në javë dhe rroga e re do të ishte thuajse një katërfishim, por si shumë lojtarë të tjerë yje, do të dilte përfundimisht nga orbita e futbollit profesionist elitar të Europës, edhe pse do të bëhej shumë herë më i pasur.

Ndërkohë që nuk bëhet me dije se sa mund t’i ofrohet klubit të Arsenal-it për blerjen e sulmuesit. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje