Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Oddo fal Manaj-n

Oddo fal Manaj-n
November 29
18:13 2016

Trajneri i Pescara-s Massimo Oddo ka vendosur ta falë sulmuesin shqiptar Rey Manaj, duke e rikthyer në ekip për ndeshjen e radhës kundër Atalantës.

Manaj u përjashtua 2 ditë më parë nga ekipi, për shkak të një zënke me portierin e skuadrës në stërvitje.

“Nuk është as Totti, as Canavaro, është vetëm 19 vjeç dhe nuk duhet ta cilësojë veten yll”,- tha në intervistën e tij Oddo. Por më tej trajneri ka shpjeguar se nuk ka një çështje “Manaj” tek ekipi i tij dhe gjërat do të vendosen në vendin që kanë qenë më përpara.

I huazuar këtë verë nga Interi te skuadra e Pescara-s, e sapongjitur në Serinë A, Manaj ka kaluar çaste të mira dhe të këqija me skuadrën e re, pasi edhe u dëmtua pak kohë më parë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje