Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nuk ka më Messi e as Ronaldo, Modriç fiton “Topin e artë”

Nuk ka më Messi e as Ronaldo, Modriç fiton “Topin e artë”
December 04
09:04 2018

Bota e futbollit tashmë ka një mbret të ri dhe ai është lojtari i Kombëtares së Kroacisë, Luka Modriç. 173 gazetarë nga e gjithë bota kanë dhënë votën e tyre në revistën prestigjioze “France Football” duke përcaktuar fituesin e “Topit të Artë” për sezonin 2018-2019.

Lojtari i Real Madridit ka lënë pas dy emra të mëdhenj të futbollit si Ronaldo dhe Mesi, ndërsa renditja e dhjetëshes më të mirë të votuar nga gazetarët nga e gjithë bota është kjo:

1-Luka Modriç

2-Kristiano Ronaldo

3-Antuan Grizman

4-Kilian Mbape

5- Lionel Mesi

6- Mohamed Salah

7- Rafael Varan

8- Eden Hazard

9- Kevin De Brujn

10- Herri Kejn.

Lojtari i Kombëtares së Kroacisë falë këmbënguljes dhe talentit arriti të japë shumë për Kombëtaren e Kroacisë gjatë Kupës së Botës, e cila u zhvillua në Rusi.

Kombëtarja kroate u kualifikua deri në finale, por Franca e Didier Deschamps triumfoi përballë ballkanasve.

Komento
Shperndaje