Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nuk i dha dorën trajnerit Ventura, Italia përjashton sulmuesin Pelle

Nuk i dha dorën trajnerit Ventura, Italia përjashton sulmuesin Pelle
October 07
18:47 2016

I ka kushtuar shtrenjtë sulmuesit Graziano Pelle gjesti i kryer mbrëmjen e djeshme në ndeshjen përballë Spanjës, në momentin e ndërrimit.

Pavarësisht se që në mëngjes ai i kërkoi falje trajnerit Ventura se nuk i dha dorën si pasojë e zëvendësimit, Pelle është përjashtuar nga Kombëtarja para ndeshjes së radhës kundër Kombëtares së Maqedonisë.

“Trajneri Gian Piero Ventura, në dakordësi me Federatën Italiane të Futbollit ka vendosur të përjashtojë futbollistin Graziano Pelle nga lista e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjen ndaj Maqedonisë që do të luhet të dielën më 9 tetor në Shkup, për arsye të sjelljes fyese në momentin e zëvendësimit”, – shkruhet në komunikatën zyrtare të federatës.

Gjithashtu për këtë ngjarje ka folur edhe vetë trajneri Ventura, i cili ka dashur të ulë tonet, duke thënë se gjëra të tilla ndodhin shpesh në botën e futbollit dhe se Pelle e bëri atë gjest për shkak se ishte shumë i nervozuar nga ecuria e lojës. /Blitz.al/

Shperndaje