Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nuk do ta besoni se cilin “sport” duan të bëjnë pjesë të Lojërave Olimpike 95% e njerëzve!

Nuk do ta besoni se cilin “sport” duan të bëjnë pjesë të Lojërave Olimpike 95% e njerëzve!
August 04
17:31 2016

Mund të mendoni se të gjitha sportet që zhvillohen në masë në vendet e botës janë tanimë pjesë e Lojërave Olimpike, por gaboheni! Në rrjete sociale po bën mjaft bujë kërkesa e një pjese të mirë njerëzish që duan që një sport i ri (nëse mund të quhet sport) të bëhet pjesë e kësaj gare të rëndësishme. Bëhet fjalë për lojën Bingo.

Nismëtarët e kësaj ideje janë duke përgatitur dokumentacionin e duhur për ta certifikuar kërkesën e tyre si zyrtare dhe të bëhet e mundur që të luhet Bingo në Lojërat Olimpike në Tokio në 2020-n.

Kampi pro-Bingo-s po drejtohet nga Meça Bingo, e cila ka mbledhur më shumë se 10,000 firma të njerëzve që realisht duan të luajnë Bingo në Tokio në 2020-n. Çuditërisht, 95% e tyre janë përgjigjur pozitivisht kundrejt kësaj kërkese.

Mbështetësit e kësaj ideje thonë se Bingo është një sport argëtues, kërkon durim dhe përqendrim. Sipas tyre, këto janë veçori të njëjta që gjenden në çdo sporti që është aktualisht pjesë e Lojërave Olimpike.

Mbetet vetëm të presim nëse drejtuesit e Lojërave Olimpike do ta konsiderojnë këtë dëshirë të një grupi jo të vogël njerëzish. /Blitz.al/

Bingo Machine Side On

 

Komento
Shperndaje