Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Historia frymëzuese e atletes me më shumë medalje olimpike

Historia frymëzuese e atletes me më shumë medalje olimpike
August 12
11:41 2016

Katherine Grainger është sportistja britanike, e cila ka grumbulluar më shumë medalje në Lojërat Olimpike krahasuar me femrat e tjera sportiste.  Atletja 40-vjeçare ka arritur të marrë medaljen e pestë radhazi në Lojërat Olimpike që po zhvillohen në Rio, çka do të thotë se në 5 pjesëmarrjet e saj ajo është shpërblyer me nga një medalje (në Sidnei në vitin 2000, në Athinë në vitin 2004, në Pekin në vitin 2008, në Londër në vitin 2012 dhe sigurisht në Rio në 2016).

Megjithatë, këto nuk janë të vetmet fitore të sajat sepse jeta profesionale e Grainger është mjaft frymëzuese. Sportistja ka qenë një studente e shkëlqyer dhe momentalisht ka 3 diploma: një në Drejtësi, një në Mjekësi, një në Dizajn si dhe dy diploma masteri nga universitete prestigjioze, si universiteti i Edinburgut dhe ai i Glasgou. Ajo gjithashtu ka marrë diplomën e doktoratës ndërkohë që merrte pjesë në Lojërat Olimpike të Londrës në 2012-n.

Me gjithë këto arritje mund të themi me siguri se Katherine Grainger është një nga femrat më frymëzuese në botë! /Blitz.al/

Komento
Shperndaje