Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nuk apeloi vendimin, Tirana pa tifozë në dy ndeshjet e fundit

Nuk apeloi vendimin, Tirana pa tifozë në dy ndeshjet e fundit
May 11
12:13 2016

Klubi i Tiranës nuk ka ankimuar masat e marra nga komisioni i Disiplinës. Mosapelimi i vendimit, i bën bardheblutë që gjatë dy ndeshjeve të fundit të mos kenë në krah sportdashësit e tyre.

Konkretisht, në ndeshjen që do të luajë kundër Vllaznisë në orën 17:30 të së shtunës tek “Selman Stërmasi”, stadiumi do jetë i boshatisur. Edhe në sfidën me Kukësin, nuk do jenë të pranishëm vetëm tifozët e Tiranës.

Megjithatë pasi të kalojë gjysmën e dënimit, klubit do i jepet e drejta që pjesën tjetër të dënimit ta shlyejë me para.

Përshtatur nga “Panorama Sport”

Etiketimet
Shperndaje