Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Njihuni me shqiptarin që u shpall kampion në WWE

Njihuni me shqiptarin që u shpall kampion në WWE
November 06
18:39 2018

Gzim Selmani, ose siç nijhet ndryshe në komunitetin e WWE, Rezar, është shpallur kampion së bashku me shokun e tij të skuadrës në dizivionin RAW.

Titulli për skuadrat(tag team) është një nga titujt më të rëndësishëm në WWE dhe me ndihmën e partnerit Akim, ata kanë arritur të bëhen dyshja më e fuqishme e këtij sporti.

Gzim gjithashtu e thërrasin dhe “Psikopati Shqiptar” për shkak të sjelljeve dhe brutalitetit që tregon në luftime. Skuadra e dy mundësve njihet gjithashtu me emrin AOP dhe karakteristikë e tyre është se asnjëri nuk flet anglisht. Madje në intervistën pas fitimit të titullit Sulejmani mund të dëgjohet teksa flet shqip dhe thotë që ata janë më të mirët.

I rritur në Hollandë, Rezar ka lndur në Mitrovicë dhe fillimisht ka qenë kampion në artet marciale. Më pas ai u bë pjesë e WWE, më saktë e RAW dhe që atëherë ka qenë një nga sportistët më të sukseshëm të keçit. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje